Aktorët amerikanë në protestë kundër Trump

Mediale Vip

Aktorët amerikanë në protestë kundër Trump

Më: 20 janar 2017 Në ora: 14:41
Michael Moore, Alec Baldwin and Robert De Niro

Filmbërës e aktorë e famshëm amerikanë, Michael Moore, Alec Baldwin, Robert De Niro, Mark Ruffalo, Shailene Woodley dhe Rosie Perez, kanë marrë në protestën kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump në New York, një natë para inaugurimit të tij për president.

Regjisori Michael Moore, ka thënë se me pak përpjekje Amerika mund ta ndalë këtë njeri që është kombinim i rrezikshëm i shumë elementeve.

Aktori Alec Baldween është shprehur se do të shkojë të urinojë para konsullatës ruse në Shtetet e Bashkuara dhe se Trump është një president që e rrezikon diversitetin që karakterizon SHBA-në.

Në mesin e tyre ishte edhe i famshmi De Niro, i cili ka thënë se nuk e kishte menduar kurrë që Trump do t’ia dilte deri në Shtëpinë e Bardhë dhe se ai është një shembull i keq për shtetin dhe qytetarët amerikanë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat