Kështu uron 'Elif' vajzat e saj binjake për ditëlindje

Mediale Vip

Kështu uron 'Elif' vajzat e saj binjake për ditëlindje

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:06
Tuba Buyukustun

Dje ishte një ditë e veçantë për dy vogëlushet e aktores së famshme turke Tuba Buyukustun.

Dy binjakët e aktores, Toprak dhe Maja kanë mbushur 5 vjeç, ndërsa e aktorja veç festës së veçantë që ka organizuar për dy vogëlushet e saj, ajo është kujdesur tju bëjë edhe një dedikim të veçantë në rrjetet sociale.

Gëzuar datëlindjet Toprak dhe Maja. Sa mirë që ju kam. Jemi aq kallaballëk saqë i kemi zemrat e mbushura plot me dashuri dhe miqësi. Festuam edhe me ata që janë me ne, me ata që kanë zemrat dhe mendjet me ne…Ju falënderojmë.” Ka shkruar aktorja 33 vjeçare në postimin e saj në instagram.

Mediat tuke shkruajnë gjithashtu se babai i vajzave Onur Saylak, ish bashkëshorti i aktores, nuk mori pjesë në ditëlindjen e vajzave të tij.

Kujtojmë që Tuba, ka interpretuar në serialin Diamante dhe Dashuri si Elif.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat