Laura Nezha tregon për herë të parë të dashurin

Mediale Vip

Laura Nezha tregon për herë të parë të dashurin

Më: 20 janar 2017 Në ora: 16:25
Laura Nezha

Publiku edhe mund ta kishte harruar, sepse daljet e saj në ekran ishin disi më të rralla në krahasim me këngëtaret e tjera.

Ka filluar të këndojë që fëmijë, me pjesëmarrjet e saj te “Gjeniu i vogël”.

Dhe sapo u rrit pak, menjeherë u bë pjesë e kompeticioneve të muzikës së lehtë. Por për Laura Nezhën ishte teatri dashuria e saj e madhe, prandaj vendosi që t’i përkushtohet më së shumti asaj skene.

Megjithatë, regjisorja e “Dance with me” vendosi ta rikthejë në skenë, duke zbuluar kështu një talent tjetër të Laurës, siç ishte kërcimi. Në duet me Renano Mekollin, ata arritën ta fitonin atë kompeticion, ndërkohë që ja ku erdhi momenti të mësojmë diçka më shumë mbi jetën private të Laurës.

Në darkën e inaugurimit të restorantit të partnerit të saj në kërcim, Laura u shfaq me partnerin e saj të vërtetë, një djalë shumë simpatik, por i panjohur në publik. Gjithsesi, mund të themi se dukeshin shumë bukur bashkë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat