Gresa Behluli tregon pse u prishën Shkurta me Shyhreten

Mediale Vip

Gresa Behluli tregon pse u prishën Shkurta me Shyhreten

Më: 20 janar 2017 Në ora: 23:03
Gresa dhe Shkurta

Vitin që lamë pas, Shkurte Fejza qëndroi për disa javë si lajmi kryesor i rubrikave të shoëbizit për shkak të prishjes së raporteve me kolegen e saj Shyhrete Behluli.

Për këtë gjë dëgjuam shumë rrëfime nga ana e Shyhretës, por asnjëherë nga ana e Shkurtës. Për këtë ka folur për herë të parë vajza e Shkurte Fejzës, Gresa.

“Të them të drejtën as ne nuk dim të shpjegojmë. Prej se ka marr çmimin “Mjeshtër i madh” nga presidenti i Shqipërisë, pastaj është dekoruar edhe nga presidentja Atifete Jahjaga, ka ndërruar çasja e kolegëve të saj, nuk e di pse”, ka thënë Gresa Behluli në emisionin “Rozë”.

“Mami nuk ka dashur konflikt me askënd, e ka ftuar zonjën Shyhrete në koncertin e 40 vjetorit, mirpo ajo nuk ka ardhur edhe pse na kishte thënë se do të vij, pastaj ka qenë kërkesa e mamit me këndu në koncert nuk ka pranu, e kemi ftuar në martesën e motrës nuk ka ardhur dhe e fundit ka qenë martesa e djalit të saj që nuk na ka ftuar, pas të gjitha këtyre unë skam koment”, ka shtuar Gresa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat