Agnesa Vuthaj ‘e mbuluar’ e tëra me ari!

Mediale Vip

Agnesa Vuthaj ‘e mbuluar’ e tëra me ari!

Më: 21 janar 2017 Në ora: 09:09
Agnesa Vuthaj

Modelja dhe organiztaroja e njohur Agnesa Vuthaj është duke bërë përgatitjet maksimale bashkë me bukuroshen Camila Barraza e përzgjedhur si “Miss Kosova”, që ta prezantojnë sa më denjësisht bukurinë e vendit në “Miss Universe”.

E derisa po merret me këtë organizim, bukuroshja po ia lejon vetes që të ketë herë pas here edhe ndonjë ditë pushim, për të kaluar momente relaksi për veten e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe në Instagram Story, përmes së cilave ka treguar se e ka kaluar kohën në një qendër estetike.

Image

 

Ajo ka bërë atje një trajtim estetik shumë të veçantë, pasi ka realizuar një maskë fytyre me material të lëngshëm të punuar me ari.

Ky trajtim estetik është një nga më të shtrenjtit, gjersa kjo tregon se bukuroshja i jep shumë rëndësi dukjes, ndaj dhe përdor trajtimet më të mira. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat