Ish-anëtarja e "Spice Girls" bëhet me djalë

Mediale Vip

Ish-anëtarja e "Spice Girls" bëhet me djalë

Më: 21 janar 2017 Në ora: 19:04
Geri Horner me burrin e saj

Geri Horner ka sjellë në jetë djalin e saj. Ish Spice Girls, sot 44 vjeçe ka bërë vetë publik lajmin në Twitter mëngjesin e kësaj të shtune. Ky është fëmija i parë për të dhe Christian Horner.

“Christian dhe unë jemi të lumtur tu bëjmë të ditur se djali ynë lindi këtë mëngjes dhe peshon 3.4 kg”, shkruan Geri.

Këngëtarja e dashur, e cila është edhe nënë e 10-vjeçares Bluebell, i ka shtuar postimit një emoji bebe. Djali i saj ka lindur në një ditë me anëtaren tjetër të grupit dhe mikeshë e mirë e saj, Emma Bunton. 

E në fakt, para se të bënte publik lajmin për lindjen e djalit, Geri ka uruar mikeshën e saj për ditëlindjen. Dhe përgjigja e Emës në postimin e Gerit ka qënë me hashtagun “birthdaytwins”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat