Bashkëshortja e Memli Krasniqit, ai vonohet sepse nuk e shikon orën

Mediale Vip

Bashkëshortja e Memli Krasniqit, ai vonohet sepse nuk e shikon orën

Më: 22 janar 2017 Në ora: 14:30
Memli dhe Meliza Krasniqi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, di të gatuaj por pastaj kuzhinën duhet pastruar dy ditë. Ai është romantik por dobësia e tij është se nganjëherë vonohet për në shtëpi.

Kështu ka thënë në një intervistë për kp, bashkëshortja e ministri Krasniqi, Meliza. Ata janë martuar në qershor të vitit 2008 dhe kanë tre fëmijë; Borën, Malin dhe Verën.

Meliza solli më shumë detaje rreth njohjes dhe jetës bashkë me Memlin. Ajo tregoi se është albanologe me profesion dhe se merret me letërsinë shqipe në veçanti.

Krasniqi: Me profesion jam albanologe

“Profesioni im është albanologe. Unë merrem me letërsinë në përgjithësi, me letërsinë shqipe në veçanti. Me Memlin jemi njoftuar në shkollën e mesme, kemi qenë gjeneratë e njëjtë në “Xhevdet Dodë”, në shkollën e mesme në vit të parë, jemi martuar shumë më vonë”, tha Krasniqi.

Nuk është e vështirë të jesh gruaja e një politikani thotë Meliza dhe kjo për arsye se ishte mësuar me jetën dinamike gjatë kohës kur Memli ishte në botën e muzikës sepse edhe atëherë nuk kishte shumë kohë të lirë.

Meliza tregoi se kur është në pyetje familja, gjithçka e vendosin bashkë, ndërsa, vendimet apo çështjet profesionale thotë se nuk parapëlqejnë t’i diskutojnë në shtëpi.

Krasniqi: Çdo gjë e vendosim bashkë

“Nuk është edhe shumë e vështirë, Memli ka qenë edhe më herët, profesion e ka pasur këndimin d.m.th. ka këndu edhe atëherë ka qenë e vështirë d.m.th. kushtimisht ta themi, edhe atëherë nuk ka pasur shumë kohë për shtëpi ose për një gjë të tillë, kështu që edhe tash është pothuajse e njëjta gjë, por për mua, unë jam mësuar edhe nuk e kam të vështirë. Tash varet se për çfarë vendime po flasim nëse janë ato vendime që merren në punë, natyrisht se jo, as nuk i flasim ato, por kur është puna për në shtëpi, po çdo gjë e vendosim bashkë, e marrim secili argumentet e veta edhe vendosim njëfarë forme edhe pse s’kemi pasur shumë punë ose diçka të tillë që me marrë vendime por megjithatë i marrim gjithmonë bashkë”, tha Krasniqi.

E pyetur, se a e ndihmoni bashkëshortin në karrierë, ajo ka thënë se Memli ka pasur dhe do të ketë çdoherë mbështetjen e pakushtëzuar nga ajo, në të njëjtën mënyrë siç e ka pasur edhe nga familja e tij. Sipas Melizës, sfidat me të cilat përballen vendosin t’i diskutojnë, andaj edhe çdoherë gjejnë mirëkuptim mes vete.

Krasniqi: Memli ka përkrahje pa rezervë nga unë

“E ka gjithmonë mbështetjen dhe përkrahjen pa rezervë sikur qysh e ka pasur të familjes e ka edhe timen që prej fillimit kur ka fillu me u marrë me politikë, ne i kemi diskutu edhe mi ka tregu përafërsisht të gjitha sfidat ose oraret ose çka do që kemi me u përball në të ardhmen, edhe unë i kam pranu. Gjatë këtij rrugëtimi ne kemi pasur ndoshta ndonjëherë edhe sfida të ndryshme familjare, por megjithatë unë jam mundu dhe mundohem për me e përkrah gjithmonë”, tha Krasniqi.

Zakonisht i dëgjojmë fëmijët për kërkesat dhe dëshirat e tyre më shumë se vetë tonat, tha Meliza. Ajo tregoi edhe se Memli di të gatuaj shumë shijshëm, mirëpo, sipas Melizës kuzhina është hapësira e saj sepse gatimin e ka shumë për qejf, veçanërisht gatimin e brumërave apo siç e quajnë familja Krasniqi, vitaminën B.

Krasniqi: Memli di të gatuaj

“Shef s’po di, nëse është shef ai që vendos në fund janë fëmijët, prejse ka lind vajza e madhe, Bora ne gjithmonë kemi marrë më shumë dëshirat edhe qejfet e saj, tash edhe dy të tjerëve, kështu që ata që vendosin për pushime ose për çfarëdo tjetër, janë fëmijët na që i dëgjojmë më shumë se sa ata neve. Për me fërgu diçka po, por në kuzhinë, në njëfarë forme është hapësira jem kështu që nuk përzihet shumë por herën e fundit që ka gatu diçka për shembull ka qenë për 8 mars, më tha mos dil se unë po gatuaj diçka edhe ka përgatit një peshk shumë mirë por unë mandej kom fshi dy ditë. Mu m’pëlqejnë të gjitha ushqimet, për fat të mirë edhe Memlit edhe fëmijëve, hamë mirë, hamë zakonisht në shpi, unë gatuaj pothuajse çdo ditë, mua më pëlqejnë siç thotë vajza ime e madhe vitamina B, brumërat kështu që po më shumë ushqime tradicionale por brumëra, qoftë edhe bukë gatuaj, kështu që mua mà « pëlqejnë të gjitha”, tha Krasniqi.

Ministri nuk përton as të përgatis kafe sipas bashkëshortes së tij. Meliza thotë se të vetmen dobësi që ka bashkëshorti i saj është vonesa sepse siç duket Memli nuk e ka shprehi të kontrollojë orën, por që gjithsesi e zëvendëson me kujdesin që ka në dhurimin e luleve ose edhe me vizitat e përbashkëta në ndonjë vend romantik.

Krasniqi: Memli është shumë romantik

“Të shtuneve dhe dileve kur jemi në shpi po, Memli nuk pinë kafe turke, vetëm kafe të tjera, d.m.th. në kuptimin që e vlon ujin edhe e bon gati po ka ndodh edhe mu ma ka bo. Mangësi e ka ose dobësi njëfarë forme që nganjëherë vonohet, d.m.th. ndoshta as unë nuk jam shumë e përpiktë por të paktën 12-shin nuk e boj 12 e 10, por ai e ka këta pak që vonohet në çdo rast jo vetëm në raste të caktume. Muj me thonë ndoshta që Memli është ma shumë se unë, në kuptimin që me ble lule ose me shku ndonjë vend që është ma interesant, ma romantik, ma intim po Memli është romantik”, tha Krasniqi.   

Në ditëlindjen e saj të fundit, Memli i kishte bërë dhuratë një udhëtim në Pragë të Çekisë. Ajo tregoi se pavarësisht temperaturave të ulëta që mbretëronin ato ditë, ata kishin arritur të shijonin detajet e këtij qyteti. Meliza e kujtoi një periudhë në të cilën nuk punonte dhe kishte nevojë për një laptop për të punuar në shtëpi, andaj edhe tregoi se një ditë Memli u kthye nga puna bashkë me një laptop, gjë që e gëzoi shumë.

Krasniqi: Memli është i kujdesshëm me dhurata

“Në pushime herën e fundit në pushime familjare po mendoj prej pushimeve verore nuk na ka ra shumë, por vetëm unë dhe Memli ka rastis tash unë e kam pas ditëlindjen me 16 dhjetor, me 15 dhjetor Memli si dhuratë ma ka bo edhe udhëtimin në Pragë në Çeki edhe kemi shku atje e kemi pa vendin unë nuk kam qenë kurrë, as ai edhe ka qenë ftohtë shumë nuk e kemi pa shumë qytetin por kemi shku në ekspozitë në muze edhe shumë mirë kemi kalu. Unë nuk kam punuar deri vonë e kam lënë punën mandej isha në shpi edhe punoja në shpi ato që merresha me punë të mia të letërsisë edhe më mungonte shumë një pajisje elektronike edhe laptopi jam gëzu shumë”, tha Krasniqi.

Krejt në fund, KosovaPress kërkoi nga Meliza që të përzgjedh një fotografi familjare të cilën e pëlqen shumë dhe të tregoi përse saktësisht atë. Ajo zgjodhi një fotografi e cila ishte shkrepur në vigjilje të vitit 2013, kur kishte lindur edhe vajza e vogël, Vera.

Krasniqi: Jemi të gjithë bashkë

“Ne çdo vit e bëjmë nga një fotografi për vit të ri por kjo është kur ka lindur Vera d.m.th. ajo ka lindur në 2013-tën, ajo ka lindur në dhjetor për vit të ri edhe më pëlqen shumë më doket ngrohtë, jemi të gjithë nuk jemi shumë kështu ndoshta fotogjenik sidomos unë edhe Mali nuk e pëlqejna shumë fotografinë, vajzat nuk e kanë shumë problem për me dal por kjo më pëlqen ma shumë edhe e kisha përzgjedh këta, jemi krejt bashkë”, tha Krasniqi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat