Majk i dashuruar sërish, një dedikim të veçantë për vajzën që ia ka marrë zemrën

Mediale Vip

Majk i dashuruar sërish, një dedikim të veçantë për vajzën që ia ka marrë zemrën

Më: 23 janar 2017 Në ora: 09:37
Reperi i njohur Majk

Reperi i njohur Majk ka qenë gjithnjë i përfolur në media për jetën e tij private.

Ndonëse ka qenë i rezervuar duke mos u prononcuar rreth privatësisë së tij, prapëseprapë ai nuk ka mundur t’i shpëtojë syrit të kamerave ose paparacit.

Të gjithë e dinë që ai ishte në lidhje me Majlinda Zekën e cila është edhe shtatzënë, gjersa më pas dyshja i ndau rrugët duke mos u parë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Tani duket se gjithçka ka kaluar, dhe Majk i është rikthyer normalitetit, madje në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale na ka lënë të kuptojmë se në zemrën e reperit tani gjendet dikush tjetër.

Ai ka udhëtuar së fundmi drejt Florences në Itali për të mbajtur një koncert, teksa ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaq një lule në formë zemre dhen në mbishkrimin e saj shkruan: “Veç për ty”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat