Soni përgatitet seriozisht për Shën Valentin, zbuloni dhuratën romantike për Klevin

Mediale Vip

Soni përgatitet seriozisht për Shën Valentin, zbuloni dhuratën romantike për Klevin

Më: 23 janar 2017 Në ora: 10:20
Soni Malaj

Soni Malaj është e dashuruar dhe këtë tashmë e dinë të gjithë.

Këngëtarja zbuloi gjatë vitit të kaluar jo vetëm që ishte në një lidhje të re, por edhe që romanca e saj ishte zyrtarizuar me një fejesë.

Por, ndonëse ka treguar marrëdhënien e saj dhe raportin e biznesit që ka me Klevin, ajo rrallëherë ka folur për ndjenjat ndaj tij. Siç duket, Soni do të zbulojë gjithçka në këngën e saj të re.

Sipas mediave shqiptare, Soni është duke përgatitur një baladë të re dashurie, të cilën do t’ia kushtojë Klevit. Nuk dihen më shumë detaje për këngën, por ajo që është e sigurt deri tani është fakti që Soni do ta lançojë më 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat