Madonna shpjegon fjalimin e saj në “Women’s March”

Mediale Vip

Madonna shpjegon fjalimin e saj në “Women’s March”

Më: 23 janar 2017 Në ora: 12:00
Madonna

Në një fjalim paksa kontrovers i këngëtares Madonna, ditën e djeshme në “Women’s March” në Uashington, duket se i ka nxehur disi gjakrat tek rrjetet sociale.

Shprehja e saj: “Le të shkatërrojmë Shtëpinë e Bardhë!” është keqkuptuar në masë nga publiku ndaj dhe nëpërmjet Instagramit ajo ka nisur të shpjegojë.

“Fjalimi ishte i mrekullueshëm dhe në përgjithësi protesta ishte një eksperiencë shumë e bukur. Dua të sqaroj disa gjëra. Unë nuk e promovoj dhunën dhe është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë fjalim tim në kontekst dhe jo një frazë ta nxjerrin jashtë tij. Unë thjesht dua të inkurajoj të gjitha gratë që të bëhen bashkë dhe ta përdorin këtë bashkim për vepra të mira. Ajo fjali që është keqkuptuar ka qenë një metaforë. E vetmja mënyrë për të ndryshuar botën është duke përdorur dashurinë!”, ka përfunduar ajo.

Gjithashtu Madonna u komentua edhe për faktin se e përsëriti disa herë frazën “Ik p*rdhu!” ndaj Donald Trump. Së bashku me të kanë qenë edhe yje të tjera si Amy Schumer, Miley Cyrus, Helen Mirren, Blake Lively dhe shumë të tjera që po vazhdojnë protestat kundër presidentit të ri të vendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat