Zaimina reagon: Nuk ka asnjë mashkull misterioz në jetën time

Mediale Vip

Zaimina reagon: Nuk ka asnjë mashkull misterioz në jetën time

Më: 23 janar 2017 Në ora: 15:59
Zaimina Vasjari

Si duket duhej të përflitej disa herë në lajmet rozë jo vetëm për ndarjen por edhe për mashkullin misterioz që e shoqëronte herë pas herë Zaiminën që kjo e fundit të reagonte.

Pak ditë më parë Erik Fullani postoi një video të ish Miss-it ku ngjante sikur ishte me të në Jaccuzi ndërsa ajo kërcente në mënyrë sensuale para tij. Ndaj këngëtarja u lodh dhe më në fund vendosi të flasë dhe të tregojë të vërtetën.

“Përveç një miqësie asgjë tjetër nuk ka mes nesh. Video është marrë nga Instastory im për shaka. Nuk ka qenë Eriku në Jaccuzi me mua por mikesha ime cila ka filmuar videon”, ka shkruar Zaimina ndërsa ka shuar edhe njëherë e mirë kureshtjen e të gjithëve nëse ka një mashkull në krah duke thënë: “Nuk ka asnjë mashkull misterioz në jetën time”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat