Tom Hanks: Jam me diabet se jam idiot!

Mediale Vip

Tom Hanks: Jam me diabet se jam idiot!

Më: 24 janar 2017 Në ora: 12:27
Tom Hanks

Tom Hanks ka folur sërish për sëmundjen e tij dhe ashtu siç di të jetë ai, i sinqertë me veten, ka rrëfyer se “vuan nga diabeti sepse është një idiot”.

“Jam pjesë e një brezi amerikanësh dembelë, që përtonim edhe të ngriheshim e të kërcenim në ndonjë koncert e festë ku merrnim pjesë”, thotë ai për Radio Times.

Aktori u diagnostikua në vitin 2013 me diabet të tipit dy.

“Më keni parë në rolet e mia të para besoj. Kam qenë shumë i shëndoshë dhe një idiot total! Kujtoja se mund të dobësohesha duke hequr paninen nga cheesburger-at, por nuk mjaftonte”, shton ai.

Rrëfimin e tij, Hanks e bëri si pjesë të një fushate ndërgjegjësimi për brezin e ri për një jetë më aktive dhe një dietë më të shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat