Kim Kardashian ia sheh "sherrin" kritikave ndaj Presidentit Trump - ja çfarë i ka ndodhur

Mediale Vip

Kim Kardashian ia sheh "sherrin" kritikave ndaj Presidentit Trump - ja çfarë i ka ndodhur

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 20:03
Kim Kardashian

Familja Kardashian mbylli pushimet në Kosta Rika dhe fluturoi me avionin privat drejt Los Anxhelesit, ku një surprizë e pakëndshme i priti.

Avioni i tyre u kontrollua nga agjentët antiemgracion për disa minuta. Pas përfundimit të kontrollit, Kim, Khloe dhe e gjithë familja Kardashian zbritën nga mjeti i tyre.

Kontrollet janë lexuar në disa media si jo rastësore. Në kohën kur Donald Trump firmoste urdhrin ekzekutiv që u ndalon vizat shtetasve nga shtatë vende myslimane, Kim dhe Khloe e kritikuan atë.

E para publikoi në Instagram disa statistika me numër vrasjesh dhe aksidentesh që kanë shkaktuar viktima në Shtetet e Bashkuara, ndërsa e dyta shkroi në Tëitter se “ndjehej e pikëlluar nga gjithçka po dëgjonte në media”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat