Madonna-s i lejohet birësimi i dy vajzave binjake

Mediale Vip

Madonna-s i lejohet birësimi i dy vajzave binjake

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 14:33
Madonna me fëmijët

Gjykata e Lartë e Malawi-as i ka thënë po Madonna-s për të birësuar dy vajza binjake.

Kjo bën që këngëtarja të çoj totalin e fëmijëve që ajo ka birësuar nga vendi i varfër afrikan në katër.

Për birësimin e dy fëmijëve të tjerë që do të bënte Madonna, ishte raportuar edhe disa javë më parë, ndonëse vet këngëtarja amerikane i kishte mohuar këto thashetheme.

Megjithatë mediat e huaja raportonin se mbretëresha e muzikës pop është duke marr një vendim të tillë pasi shpesh po viziton Malawian.

Ylli amerikan këngët e së cilës janë shumë të dashura për publikun kishte lënë anash thashethemet duke i arsyetuar vizitat e saj për çështje bamirësie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat