Selena Gomez flet për problemet që kishte me depresionin

Mediale Vip

Selena Gomez flet për problemet që kishte me depresionin

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 16:00
Selena Gomez

Këngëtarja Selena Gomez, ka folur hapur për vështirësitë që ka pasur para se të shkonte në rehabilitim për depresion.

Gomez, vitin e kaluar gjatë promovimit të produksionit të Netflix, 13 Reasons Why – kishte folur shumë hapur për historinë e saj, kjo pasi ishte prekur nga historia e filmit.

Ky film bazohet nga një novelë ku një adoleshente kryen vetëvrasje dhe u lë mesazhe 13 njerëzve për t’i treguar atyre që ata kishin një rol kyç në vdekjen e saj.

Gomez, tregoi se pse u prek shumë nga kjo histori.

“Të jem e sinqertë, po kaloja një periudhë shumë të vështirë atë kohë. Isha në rehabilitim për 90 ditë dhe takova shumë fëmijë të cilët flisnin pikërisht për këtë çështje që trajtonte filmi”.

24 vjeçarja ka folur haptas për fëmijërinë e saj dhe ka thënë se nuk i pëlqente se ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes.

“Ishte shumë konfuze për mua. Nuk kisha ide se çfarë do të bëhesha”.

“E pëlqeja ose jo, shumë njerëz më kanë shikuar mua duke u rritur, dhe kisha biseda me fansat e mi. Asnjëherë nuk kam dashur të jem një njeri i paprekshëm. Më pëlqen apo jo, njerëzit kanë parë shumë gabime të mia dhe unë i kam përdorur ato që t’i kthej në gjëra të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat