Detajet e “Big Brother 9”: Më shumë se 1 milionë dollarë, vetëm për shtëpinë

Mediale Vip

Detajet e “Big Brother 9”: Më shumë se 1 milionë dollarë, vetëm për shtëpinë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 09:00
Big Brother

Shtëpia e Big Brother këtë vit do të jetë një nga surprizat më të mëdha.

Në mbrëmjen e parë të çeljes së Edicionit të 9-të të Big Brother, publiku do të shikojë një shtëpi ndryshe jo vetëm sa i takon arredimit, por do të kuptojnë edhe përse ky format nuk do të jetë më si vitet e shkuara.

Ndërtimi i kësaj shyëpie kap shifrën e mbi 1 milion dollarëve.

Kjo shtëpi i është p rshtatur lojës që do të zhvillohet sipas një structure, e organizuar në mënyrë krejtësisht të vecantë , duke mos pasur asnjë gjë të përbashkët me formatet e kaluara.

Hollësitë dhe strategjitë e shtëpisë “fizike” mbeten për tu zbuluar jo vetëm për publikun, por edhe për konkurrentët në momentin e fillimit të lojës.

Banorët e shtëpisë Big Brother këtë vit përvec strategjive personale, lojërave dhe situatave, do të kenë edhe një sfidë të re.

Ketë herë do të duhet të marrin përgjegjësitë për tu kujdesur për dy kafshë shumë të egra.

Në fakt ata janë zbutur prej një kohe të gjatë nga një cirk në Bullgari. Ka pasur shumë debate për llojin e kafshëve që duhet të jenë brenda shtëpisë , dhe do ta zbulojmë në puntatën e parë seccfarë do të jetë.

Autorët kanë vendosur rregulla të forta për banorët në mënyrë që përkujdesja ndaj tyre do të jetë e rëndë sishme për zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore brenda shtëpisë dhe fatin e banorëve për jetëgjatësinë e tyre në shtëpi.

Banorët do të kenë mundësi të shijojnë receta dhe gatime nga më të sofistikuarat në botë në saj të një surprize të madhe.

Një nga kuzhinierët më të famshem të Mastershef Australia, do të jetë shefi perosnal i konkurrentëve të Big Brother.

Mastershefi do të gatuajë receta fantastike që të befasojnë jo vetëm banorët që do ti shijojnë ato, por edhe publikun që do ti ndjekë nga shtëpia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat