Hadid tregon për fillimet e lidhjes me Malik

Mediale Vip

Hadid tregon për fillimet e lidhjes me Malik

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 07:24
Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Vetëm në moshën 21 vjeçare, Gigi Hadid është njëra prej supermodeleve më të kërkuara në botë.

Ajo në një intervistë tek The Ellen DeGeneres, ka treguar për lidhjen e saj me ish anëtarin e One Direction, Zayn Malik.

“Ne jemi takuar para disa viteve tek një festë e një prej shoqeve tona. Më pas, ai do vinte të shihte shfaqjen e Victoria’s Secret, por nuk erdhi”.

“Më vinte inat, por bëja kinse nuk më intereson. Më pas atë javë, ne shkuam në takim të parë”.

Hadid më pas ka thënë se pas atij takimi ata filluan shumë shpejt që të kenë ndjenja për nëjri – tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat