Ema Uka prezanton motrën, ngjashmëria mes tyre është e madhe

Mediale Vip

Ema Uka prezanton motrën, ngjashmëria mes tyre është e madhe

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 15:39
Ema Uka

Aktorja Ema Uka tash e një kohë nuk është më edhe aq prezente nëpër serialet apo programet e ndryshme televizive.

Kjo, pasi për një kohë ajo u shpërngul për në Amsterdam të Hollandës, gjersa nuk ka treguar për aktivitet me të cilat merret atje.

Publiku më shumë e njeh si personazhi “Lyra” e serialit “Osa Mirë”, gjersa mungesa e saj në këtë serial vërehet dukshëm.

Sido që të jetë, ajo është herë pas here aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, bukuroshja Uka ka publikuar një fotografi ku shfaqet bashkë me motrën e saj Monikën, me të cilën ngjasojnë vërtet shumë.

Monika nuk merret me aktrim, megjithatë shumë lehët fansat e aktores mund ta ngatërrojnë atë në rrugë me motrën e saj, për shkak të ngjashmërisë së tyre të madhe. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat