Pirro Çako tregon të vërtetën e ndarjes nga Sisi

Mediale Vip

Pirro Çako tregon të vërtetën e ndarjes nga Sisi

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 23:02
Pirro Çako dhe Sisi

Pas gati pesë vjetësh bashkëjetese, Pirro Çako i ka dhënë fund lidhje së tij me Sisin. 

Sipas thashethemeve, 26-vjeçarja nga Shkodra e kishte “braktisur” shtëpinë e tyre, për arsye që nuk u zbuluan asnjëherë. Aludime të shumta dhe supozime nga më të ndryshme pushtuan rrjetet sociale, ndërsa protagonistët e historisë heshtën. Më në fund, Pirro ka zbuluar të vërtetën e kësaj ndarjeje në “Xing me Ermalin”.  “Njerëzit lidhen e zgjidhen. Tani unë po kaloj një fazë zgjidhjeje si të gjithë njerëzit. Jam vetëm”, ka thënë kantautori, teksa tregon se jeta si single është aq e kënaqshme, saqë nëse do fliste më shumë mund të ndaheshin të gjithë.

I pyetur nga Ermal Mamaqi se si e sheh artisti të ardhmen e tij, Pirro Çako shprehet, “Jeta është shumë e çuditshme dhe na rezervon shumë surpriza. Asnjë nuk i di këto, por duhet t’i prekësh, të kalosh vitet që të thuash diçka me vlerë. Unë për kaq sa kam jetuar njerëzit i dinë të gjitha. Shyqyr që kemi portalet dhe i marrin vesh të gjitha. Shyqyr që nuk dinë çfarë do ndodhi në të ardhmen dhe aq më mirë se edhe unë nuk e di. Shpresoj që Zoti të më ketë rezervuar ndonjë surprizë, që edhe unë të mos e kaloj jetën vetëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat