‘Gylsereni’ heq padinë për dhunën që i ushtroi ‘Xhihani’

Mediale Vip

‘Gylsereni’ heq padinë për dhunën që i ushtroi ‘Xhihani’

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 09:06
Nurgul Yesilcay dhe Erkan Petekkayas

Nurgul Yesilcay është raportuar se i kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes telefonit Erkan Petekkayas.Ky i fundit kohë më parë kishte ngritur një kallëzim penal kundër aktores më mirë e njohur në Kosovë si “Gylseren”.

Por, mediat turke sot raportojnë se “Xhihani” i serialit ‘Fatet e Kryqëzuara’ ka tërhequr padinë dhe se nuk do të ankohet më në aktoren 40-vjeçare.

Yesilcay kishte ngritur zërin kundër presionit dhe akuzave që ka marrë gjatë xhirimeve nga aktori, por edhe nga regjisori.

“Meshkujt mendojnë se kanë gjithmonë të drejta mbi gjithçka. Madje edhe të të ulin edhe të të poshtërojnë. Por, ama, ti me maskilizmin tënd s’mund të ulesh kurrë imazhin tim femëror”, ka thënë ajo duke iu referuar partnerit të saj në film Xhihan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat