Pritja mbaroi: Era Istrefi sjell klipin e ri nesër, detajet…

Mediale Vip

Pritja mbaroi: Era Istrefi sjell klipin e ri nesër, detajet…

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:36
Era Istrefi

Edhe pse suksesi i hitit “BonBon” nuk është zbehur ende, Era Istrefi kishte kohë që po përgatitej për projektin e radhës.

Dhe momenti  erdhi. Klipi i shumëpritur del nesër në kanalin e youtube Ultra Music, siç ishte edhe “BonBon. Aty do të dominojë ngjyra e kuqe dhe bëhet fjalë për një baladë moderne.  Për realizimin e tij Era ka bashkëpunuar me producentin Felix Snow, i cili kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje me produksionin muzikor Warner Chappell dhe një ndër punët e tij është   SZA – “Ice Moon”. Ndërsa regjinë e klipit ia ka besuar  regjisorit  Millicent Hailesi cili ka punuar me emra të njohur si Chris Brown apo Big Sean. Klipi është xhiruar në studio, në Los Angeles dhe ambientet e xhirimit janë studio dhe në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat