Albana Osmani i dorëzohet dashurisë, kush është djali që i fitoi zemrën?

Mediale Vip

Albana Osmani i dorëzohet dashurisë, kush është djali që i fitoi zemrën?

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 14:27
Albana Osmani

Albana Osmani është diskrete për jetën e saj personale, por sot na ka zbuluar një sekret. Të gjithë të dashuruarit festojnë sot në ditën e Shën Valentinit, po kështu edhe moderatorja e njohur e Top Channel.

Pak orë më parë ajo postoi një poezi shumë të bukur, të ndjerë, me fjalë të përzemërta, aq sa na ka surprizuar të gjithëve. Ky mund të jetë një sinjal se Albana tashmë është e dashuruar.

“Një copëz qiell që hapet para syve të mi, si ai libri i madh e i rëndë, që shkund pluhur të z’dritë si një vallëzim zogjsh, në agimin e ditës së dytë të majit, ti.

Nuk rron në kohë. Nuk rron as në përtej. Se prek përditë. E prek aty ku s’ka orë, a ditë a kohë. Ku realiteti nuk i përket vetvetes. Prek e puth e puth e prek.

Në tonën qiell e ditë e natë, maj e dhjetori. Pushtues i dorëzuar …. Ti.

Rrëmbyeshëm në krahët e mi.

Në ty, unë. Në mua, ti”,- shkruan Albana.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat