Kutcher i emocionuar flet para senatit amerikan për fëmijët

Mediale Vip

Kutcher i emocionuar flet para senatit amerikan për fëmijët

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 11:35
Aktori dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Ashton Kutcher

Aktori dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Ashton Kutcher, ka kërkuar nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara që të miratojnë legjislacione që i japin fund shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Në një seancë të senatit amerikan të mërkurën, Kutcher me një paraqitje shumë emocionale ka thënë se është koha që shoqëria dhe qeveria t’i mbrojnë më të dobëtit.

Ai ka thënë se ka para gjëra që askush s’duhet t’i shoh kurrë.

“E drejta për të qenë të lumtur dhunohet, abuzohet dhe merret me forcë nga ata fëmijë”, ka thënë 39 vjeçari Kutcher.

Ai ka thënë se teknologjia duhet të përdoret në parandalimin e promovimit të shfrytëzimit seksual të të miturve.

“Teknologjia përdoret për të promovuar skllavërinë, mirëpo mund të përdoret edhe për t’i japë fund asaj”, ka thënë aktori amerikan, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat