Në New York Fashion Week sfilojnë dhe dy modele shqiptare

Mediale Vip

Në New York Fashion Week sfilojnë dhe dy modele shqiptare

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 17:02
Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi

 Në New York po zhvillohet Java e Modës, ngjarje kjo që ka marrë vëmendje nga e gjithë bota. Por, shqiptarët kësaj radhe kanë pasur një arsye edhe më të fortë që ta shohin këtë ngjarje sepse aty nuk munguan edhe bukuroshet shqiptare të cilat shkëlqyen në pasarelë.

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, modelet shqiptare të cilat prej një viti janë shpërngulur në Amerikë, atje ku dëshirojnë të bëhen pjesë e pasarelave botërore, duket se po ja dalin për mrekulli.

Adrola ka sfiluar për koleksionin e vjeshtës së LaQuan Smith dhe ka publikuar fotografi ku ajo duket jashtëzakonisht bukur.

Gjithashtu edhe modelja Xhesika Berberi, e cila edhe më parë ka sfiluar në pasarelat e New York Fashion Week, si dhe për Sherri Hill, kësaj radhe është bërë pjesë e Javës së Modës.

Dy modelet shqiptare kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një prej sfilatave më të famshme dhe më të diskutuara në botë atë të “Victoria’s Secret”, ndërsa mbrëmë me paraqitjen e tyre, ato kanë dëshmuar që mund t’ja dalin edhe në një sfilatë të madhe botërore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat