Soni Malaj kundër Alban Skënderajt

Mediale Vip

Soni Malaj kundër Alban Skënderajt

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 18:11
Soni Malaj dhe Alban Skënderaj

Soni Malaj dhe Alban Skënderaj janë dy nga zërat më të rëndësishëm të skenës shqiptare. Dy artistët do mbeten pa dyshim në historinë e muzikës, me repertorin e tyre unik. Baladat janë natyrisht identifikuese për të dy këngëtarët, që këtë Shën Valentin publikuan nga një këngë për dashurinë.

I pari ishte Albani, ai që lançoi këngën “Dikur”. Menjëherë pas tij lançoi edhe Soni projektin e saj, “Përgjithmonë”, baladë kjo që i dedikohej të dashurit të saj Klevi.

Por ndryshe nga Albani, Soni e shoqëroi edhe me videoklip. Sidoqoftë, ne i kemi vendosur dy artistët përballë për të realizuar një sondazh se cila nga këngët është e preferuara juaj. Sonin dhe Albanin mund t’i votoni në komente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat