Jared Leto u pendua se e la t’i ikë Angelina Jolie

Mediale Vip

Jared Leto u pendua se e la t’i ikë Angelina Jolie

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 12:41
Angelina Jolie dhe Jared Leto

Është e vështirë të mendohet një çift që duket më bukur se Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Por meqë këta të dy janë ndarë, atëherë është e natyrshme se të dy mund të kërkojnë një partner të ri.

Partneri i ri i Jolie mund të jetë edhe Jared Leto.

Madje për të dy është përfolur për një lidhje mes tyre, shumë vjet më parë.

“Jared dhe Angelina kanë pasur një lidhje shumë vjet më parë, ishin miq që bënin seks”, ka thënë një burim për HollywoodLife, transmeton Klan Kosova.

Por duket se Leto është penduar që e ka lënë aktoren t’i “ikë”.

“Ai nuk ishte gati në atë kohë të ishte në një lidhje, madje as me Angelinën. Më pas, u shfaq Brad dhe ai u dashurua me Angelinën, por e di se Jared është penduar që e ka lënë aktoren”, ka thënë ky burim.

Por ndoshta ai do të provojë sërish që të ketë një lidhje me aktoren Jolie.

Të paktën kështu kanë raportuar disa media duke dhënë lajmi se Leto ka tentuar të kontaktojë me Jolie pas divorcit të saj me aktorin, Brad Pitt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat