Bebe Rexha bën shqiponjën live: 'Yes shqipe'

Mediale Vip

Bebe Rexha bën shqiponjën live: 'Yes shqipe'

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 15:15
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është njëra ndër emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare e ndërkombëtare, e cila me krenari flet gjithmonë për prejardhjen e saj.

E lidhur drejtpërdrejt përmes një videoje në rrjetin social Facebook, këngëtarja ka përshëndetur publikun shqiptar duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Përmes videos Bebe Rexha iu është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj dhe ka folur për projektet e reja.

Ajo tregoi se po qëndronte në New York ku ishte e ftuar në një televizion, ku do të përformonte këngën e saj të re “I Got You”.

Këngëtarja bëri të ditur se është duke punuar rreth albumit të radhës dhe se në prill do të filloi një  turne në Evropë.

Duke falënderuar përkrahësit nga gjithë bota ajo e përfundoi vdeon duke thënë “Yes Shqipe, bëni screenshot, a kemi shqiptarë këndej?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat