Drew Barrymore pranon që puna e ndihmoi pas divorcit nga burri i tretë

Mediale Vip

Drew Barrymore pranon që puna e ndihmoi pas divorcit nga burri i tretë

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:18
Drew Barrymore

Ajo është një ndër artistet e vetme në Hollywood, që është shumë pozitive dhe modeste.

Por aktorja Drew Barrymore, ka folur haptas lidhur me gjendjen e saj pas ndarjes nga burri, Will Kopelman.

Ajo ka pranuar që puna e ndihmoi shumë, për të gjetur sërish qetësinë pas divorcit.

“Nuk doja të punoja, por seriali ishte shumë ndryshe dhe më bëri që ta rimarr veten sërish”.

Aktorja 35 vjeçare që nuk ka punuar asnjëherë më parë në seriale, ka thënë se në fillim hezitonte.

“Frika ime më e madhe ishte se çfarë do të ndodhte nëse nuk do më pëlqente skenari”.

“Në film e di shumë mirë nga fillimi se çfarë do të ndodh. Por në serial ishte shumë argëtuese të punoje. Ishte një vend i sigurt për mua që ta kaloja verën, kur jeta ime personale po shkatërrohej”, ka thënë Barrymore.

Ajo ka qenë e martuar tre herë, në vitin 1994 – 1995 ishte e martuar me Jeremy Thomas më pas në vitin 2001 u martua me Tom Green, martesë që zgjati vetëm një vit dhe u martua sërish në vitin 2012 me Ëill Kopelman për tu ndarë vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat