Lidhja që s’po mund të përfundojë

Mediale Vip

Lidhja që s’po mund të përfundojë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 07:20
Jennifer Garner dhe Ben Affleck

Janë bërë gati dy vjet që kur Jennifer Garner dhe Ben Affleck janë ndarë pas 10 vitesh martesë.

Tani raportime të shumta pohojnë se Garner është më në fund gati të paraqesë dokumentet për divorc. Por a është e vërtetë kjo?

“Marrëdhënia e tyre është shumë fluide dhe asgjë nuk ka ndryshuar me të vërtetë”, ka thënë një burim i afërt me aktorët.

“Ata janë duke u përpjekur për t’i rregulluar raportet e tyre në vitet e fundit”.

Në fakt E! News ka mësuar se për të rindërtuar marrëdhënien e tyre dhe për të përmirësuar komunikimin e tyre në përgjithësi, aktorët kanë udhëtuar shumicën e kohës së bashku gjatë vitit të kaluar.

Që nga fillimi, ata janë angazhuar për fëmijët e tyre, dhe për këtë gjë ata kanë bërë që statusi i tyre shpesh t’i hutojë fansat.

“Ka pasur raste kur ata ishin të lumtur”, ka thënë burimi për E! News.

“Ata e duan njëri-tjetrin dhe kjo nuk ka ndryshuar. Por është shumë e paqartë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tyre”.

Pavarësisht, ata do të mbeten së bashku për hir të fëmijëve. Fryma e marrëdhënies së tyre nuk ka ndryshuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat