Rike Roci shijon pushimet në Paris

Mediale Vip

Rike Roci shijon pushimet në Paris

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 17:51
Rike Roci

Modelja Rike Roci, e cila u bë e njohur në Shqipëri pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, mori famë në Itali si tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”. Vetëm në pak orë, ajo u shndërrua në fytyrën më të preferuar të fansave të futbollit nëpër botë, e sidomos për italianët, të cilët e ftojnë shpesh Riken në programet më të rëndësishme dhe me audiencë.

Këto ditë, vajza nga Durrësi, por që jeton në Milano, është kthyer sërish në vë- mendjen e mediave italiane. Kësaj here mediat italiane e vënë përballë gruas së Sergio Ramos, prezantueses spanjolle televizive, Pilar Rubio. Para pak netësh, teksa luhej ndeshja Real Madrid-Napoli, mediat italiane hapën një konkurs votimi për tifozen më të bukur, duke vënë në garë pikërisht Pilar Rubio me Rike Rocin. Dihet që Rubio është cilësuar shpeshherë si femra spanjolle më e bukur, po ashtu edhe Rike Roci.

Vajzat bënin tifo për ekipe të kundërta, Rike Roci ishte me Napolin, ku luan Elseid Hysaj, ndërsa Pilar Rubio me Real Madridin, për një arsye më të fortë, pasi ajo është bashkëshortja e Sergio Ramos, mbrojtësit të madrilenëve.

Edhe pse ende nuk preferon ta bëjë publik emrin e tij, Rike tregon se 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve, e festoi me partnerin në qytetin e dashurisë, Paris. “Si një vajzë e vogël dhe e lumtur në Disneyland”, ishte mbishkrimi i fotos ku ajo pozonte pikërisht më 14 shkurt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat