Dedikimi që do ta donin të gjitha vajzat, aktori shqiptar gruas: S'mundem të rezistoj, ti më mban gjallë

Mediale Vip

Dedikimi që do ta donin të gjitha vajzat, aktori shqiptar gruas: S'mundem të rezistoj, ti më mban gjallë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 21:15
Marin Orhanasi me Dorinën

Aktori i njohur shqiptar Marin Orhanasi i ka bërë një dedikim të bukur bashkëshortes së tij, me të cilën ka 18 vite që është njohur dhe që jetojnë bashkë.

Këto fjalë të bukura që ai ia ka kushtuar njeriut të jetës së tij, Dorinës, kanë marrë vëmendjen e të tjerëve, të cilët e kanë vlerësuar Marinin që ka lënë mënjanë krenarinë e një mashkulli dhe ka shprehur në publik dashurinë për personin që po kalon jetën.

"EDHE 100 Shtojzovallja ime. Do deshiroja tè shkruaja shumè per ty, por pèr 18 vitet qè kemi bashkè e kam te pamundur. Sepse do me duhej te rrija 180 vite vetèm per tè pèrshkruar se sa te dua. Plus qe duhet tè iki ne punè. Kemi kaluar gjithçka bashkè e shumè do kalojmè. Tè kam patur e tè kam, atè pèr tè cilèn i jam lutur Zotit nè èndèrrat e mia. Akoma habitem se si Zoti mè solli...TY. Je ti ajo qè mè mban gjallè buzèqeshjen. Je ti ajo qè ma ndrydh zemèrimin. Qè mè bèn tè qaj nga tè qeshurat. Je ti ajo qè mè dhurove eliksirin e pèrrallès tonè, MAIDIN. Je ti ajo qè mè thua: "Na 5 mijè lekè, prishi me shokèt dhe kthe kusurin". Thjeshtè ty nuk mundem tè t'rezistoj. Tè shkruaj per ty e tè tè dua, èshtè sa njè kokèrr rère ne mes tè shkretètirès. Kaq pak. Ti je e pakrahasueshme o kolibri im. Faleminderit qè mè bèn tè rilind çdo çast brenda teje.  ps: Mos u tèrbo sot è...100 mijè lekè kam me vete".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat