Lana Del Rey publikon këngën “Love”

Mediale Vip

Lana Del Rey publikon këngën “Love”

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 23:51
Lana Del Rey

Një ditë pas publikimeve të posterave misterioz, Lana Del Rey ka publikuar këngën e re “Love”, shkruan Billboard.

Fansat e saj kanë parashikuar se albumi i saj i ri do të quhet “Young and in Love”, titulli i një kënge që ishte publikuar muajin e kaluar.

Janë bërë tashmë dy vjet që nga albumi i fundit i Lana Del Rey “Honeymoon”, që kishte arritur të bëhej numri dy në toplistën “Billboard 200” në shtator të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat