Soraya Kohlmann përzgjidhet Miss Germany 2017, mposhti 21 konkurrentet

Mediale Vip

Soraya Kohlmann përzgjidhet Miss Germany 2017, mposhti 21 konkurrentet

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shkurt 2017 Në ora: 16:59
Të 21 kandidatet për zgjedhjen e "Miss Gjermania" në Rust

Kërkohet gjermanja më e bukur në gjithë vendin: më shumë se 5000 vajza të reja kanë konkurruar këtë për vit për titullin „Miss Germany“. Por vetëm 21 ishin pjesë e finales. Fillimisht ata duhet ti nënshtroheshin një testi stërvitjeje, shkruan focus.de.

“Të gjithë konkurrentet janë të moshave 17 deri 28 vjet,” tha një zëdhënës i evenimentit për Deutschen Presse-Agentur, përcjell botasot.info. “Kjo garë mbahet për të 90 herë në Gjermani dhe sipas të dhënave është gara më e vjetër e bukurisë në Gjermani.”

21 pjesëmarrëset fillimisht fituan garën në zonat e tyre, ndërsa mbajtën një kurs trajnimi në rivierën spanjolle Fuerteventura. Përzgjedhja e bukuroshes “Mis Germany 2017” është mbajtur në 18 shkurt, ku mes pjesëmarrësve në juri ishte edhe politikani i CDU, Wolfgang Bosbach, kirurgu i bukurisë Werner Mang, artisti Jo Weil („Verbotene Liebe“) si dhe Ingo Lenßen.

Përpara një viti kurorën e Miss Germany e fitoi Lena Bröder (27) nga Nordwalde bei Münster që tani ia dorëzoi fitueses së pakontestueshme Soraya Kohlmann. Gara u mbajt në Euro Park në Rust, 18 shkurt, e shtunë.

Miss Germany gjithashtu ka konkurrencë dhe ajo është konkurrsi tjetër i bukurisë „Miss Deutschland“. Këtu ka përzgjedhje internacionale./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat