Aktori i famshëm turk, këndon hitin e Dua Lipës teksa nget veturën

Mediale Vip

Aktori i famshëm turk, këndon hitin e Dua Lipës teksa nget veturën

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 08:27
Dua Lipa

Dua Lipa është një nga këngëtaret e reja më të suksesshme në tregun ndërkombëtar.

E kjo ka bërë që një nga aktorët më të dashur të publikut në Turqi të jetë fans i këngëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Mustafa Mert Koc, i cili është bërë i famshëm në saje të serialit ‘Hayat Bazen Tatlidir’.

Aktori 23-vjeçar duket se është fans i çmendur i hitit botëror i Duas, ‘Be The One’.

Madje, Koc e di edhe tekstin e këngës pasi shihet të këndojë sinkron me këngëtaren.

Ndryshe, kjo këngë e Duas ka marr rreth 100 milionë klikime në YouTube.

Vlen të theksohet se ditë më parë “Be the One” është pozicionuar si një ndër këngët më të dëgjuara në “Radio BBC”.

Kujtojmë se albumin debutues 21-vjeçarja do ta nxjerrë në shitje në muajin qershor, gjersa dy herë e ka shtyrë për arsye ende të panjohura.

 

Mood

A post shared by MMK???????? (@mustafamertkoc) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat