Babai i binjakeve që i adoptoi Madonna: Më kanë mashtruar

Mediale Vip

Babai i binjakeve që i adoptoi Madonna: Më kanë mashtruar

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 10:44
Adam Mwale, Madonna dhe binjaket

Babai i binjakeve nga Malawi që i adoptoi së fundmi Madonna, ka thënë se nuk e ka ditur se fëmijët do t’i merreshin përgjithmonë.

Në një intervistë për The Mail on Sunday, Adam Mwale e ka kritikuar këngëtaren pasi e ka kuptuar se ia ka marrë përgjithmonë dy vajzat katërvjeçare, Esther dhe Stella.

Ai ka thënë se kishte menduar që 58-vjeçarja thjesht po kujdesej për vajzat e tij biologjike dhe jo se po i adoptonte përgjithmonë.
“Më është thënë nga fillimi se Esther dhe Stella do të shkonin në shtëpinë e një gruaje të pasur jashtë vendit, se ajo do t’u jepte edukim të mirë, pastaj do të mi kthente, të jetonin me mua dhe do ta ndihmonte gjithë familjen”.

“Tash po më thonë se adoptimi është i përhershëm. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Nuk dua që të jetë e vërtetë. Unë jam babai i tyre dhe gjithmonë do të jem babai i tyre”, ka thënë Mwale.

Më tej, ai i ka hedhur poshtë thashethemet se i kishte braktisur vajzat e tij kur nëna u kishte vdekur në momentin e lindjes.

Madonnas i është miratuar kërkesa për adoptimin e binjakeve nga Gjykata e Lartë e Malawit, por babai i tyre thotë se e kanë mashtruar.

“Më është thënë që të pajtohem për gjithçka në gjykatë. Nuk kam besuar se nuk do t’i shoh kurrë vajzat e mia”.

“Kam qenë me kunatin tim, i cili i ka nënshkruar dokumentet e pëlqimit me mua, kurse ne vazhdonim të besojmë se unë do të jem gjithmonë babai i binjakeve dhe ato do të vinin në shtëpi me mua”, ka theksuar Mwale.

Në fillim të këtij muaji, Madonna konfirmoi se ishte tejet e gëzuar për adoptimin e binjakeve. Madje është thënë se Mbretëresha e muzikës pop ka planifikuar një pushim nga karriera për t’u kujdesur për vajzat.

Madonna tash i ka gjashtë fëmijë, katër prej të cilëve janë të adoptuar – të gjithë nga Malawi. Lourdes (20 vjeçe) dhe Rocco (16 vjeç) janë fëmijët biologjikë të këngëtares.

 

A little night Music.........,,??????????????????????????????????????

A post shared by Madonna (@madonna) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat