Ky është hiti i Burim Kasumit

Mediale Vip

Ky është hiti i Burim Kasumit

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 21 shkurt 2017 Në ora: 10:51
Burim Kasumi

Projekti tjetër është baladë të cilën poashtu tekstin e ka shkruar Kreshnik Avdiu ndërsa muzikën Ardian Kastrati ndërkohë që më shumë detaje le të mbeten surprizë, kështu thekson më tej këngëtari i njohur. Ndërkohë jashtë muzikës Burimi meret me familjen e tij dhe punët e përditshme si secili gurbetcarë. Këngëtari Kasumi vitin 2000 kam pasur album të realizuar dhe në vitin 2010 ka pasur këngë dhe klipe, ndërsa këto ditë del dhe premiera e tij më e re.

Është nga Kumanova por jeton prej vitesh në qytetin e Mozartit në Salzburg, ndërsa hapat e parë për muzikë i ka marrë që në vitin 1993 në shoqërinë kulturo-artistike Tingujt e vendlindjes, kështu tregon për fillimet e tij në muzikë këngëtari Burim Kasumi.

Ai këndon në dasma e mbrëmje e ahengje të ndryshme, ndërsa nga viti 2001 ka emigruar në gurbet ndërkohë që nuk ka munguar aspak përkushtimi i tij në vendlindje. Deri më tani ka realizuar shumë projekte ndërsa më i njohuri për të është "Ku je be njeri", me tekst dhe muzikë të Kreshnik Avdiut, orkestrim të Artan Mezinit dhe klip të Maximus nga Blerdi Malushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat