Ekskluzive, doli në shitje numri më i ri i revistës “Kosovarja” në Europë

Mediale Vip

Ekskluzive, doli në shitje numri më i ri i revistës “Kosovarja” në Europë

Nga: Bota sot Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 07:04
Revista "Kosovarja” në Europë

Ekskluziviteti i këtij numri të revistës “Kosovarja”, që doli në shitje nga sot në Europë është intervista me çiftin e mirënjohur Ermal dhe Ariana Fejzullahu, të cilët flasin me shumë kënaqësi në çdo pyetje që ne duam të dimë. Talenti dhe modestia e tij, kanë bërë që ta ndjekin me mijëra fansa në çdo koncert ku është i pranishëm, falëkërkesave të panumërta që ka nga organizatorët e tyre, nga ana tjetër, ai vetë është kujdesur që çdo herë të vijë me këngë dhe klipe të reja, për të qenë sa më pranë publikut i cili nuk ia ka kursyer duartrokitjet. Por, ajo që ia ka mbushur plot zemrën janë tre fëmijët e tij. Poashtu brenda këtij numri ka tema, intervista e shkrime nga më të ndryshmet të cilat i kemi sjellur ekskluzivisht vetëm për lexuesit e revistës “Kosovarja”.

“Kosovarja”: Ermal si po ju ecin planet për këtë vit?

Ermal Fejzullahu: Planet për këtë vit janë duke më ecur për mrekulli. Kam një bashkpunim me këngëtaren e mirënjohur Nora Istrefin, që tash më ka dal në treg dhe po mirëpritet mjaftë mirë nga adhuruesit tanë. Pastaj kam edhe disa këngë të tjera dhe bashkpunime që  do të mbeten surprizë.

Gratë e bukura të politikanëve të Kosovës

Këto janë disa prej bashkëshortëve e politikanëve dhe deputetëve të Kosovë, ku secila prej tyre siç shihet edhe në foto ka diçka të veçantë në vete.  Shumë prej tyre i kemi pasur rastin t'i shohim edhe përmes ekranit, e shumë prej tyre nuk i kemi njohur pasi ishin vetë politikanët ata të cilët kanë dashur që jetën e tyre familjare ta mbajnë larg mediave dhe fotografive. Megjithatë këto gra të cilat do ti prezantojmë, janë ato të cilat edhe përkundër punëve tjera familjare që kanë, vazhdojnë ti përkrahin dhe ti shoqërojnë bashkëshortet e tyre, madje jo vetëm në jetën private e në ahengje të ndryshme, por  edhe në ndeja apo fushata politike.

Kjo është jeta e politikanëve të Kosovës!

Kur shkruajnë për jetën private të politikanëve - gjithmonë i kanë portretizuar ata si njerëz të moralshëm dhe familjarë të përkushtuar, por shumë pak  është ditur për jetën e tyre private qe e bëjnë jashtë politikës. Revista “Kosovarja”, ka realizuar intervista të shkurtra me disa nga politikanët e Kosovës, se cila  është jeta e tyre jashtë politikës, se me çka merren jashtë politikës, kush  është hobi i tyre, sa kujdesen për familjen dhe cilin ushqim e gatuajnë më me qejf. Për këto e shumë të tjera lexoni  në vazhdim intervistat.

Cilët janë këngëtarët që kanë më shumë ndjekës në rrjetin social Instagram?

Teknologjia ka avancuar me të gjitha forma të saj, rrjetet sociale kanë filluar të thyejnë rekordin sa i përket përdorimit, ndërsa rekordshëmëri shkon përtej atëherë kur bëhet fjalë për fytyrat publike.

‘Zogu’, ‘Majmuni’...muzika e sotme, eksplicite e provokuese

Muzika për dikë mund të jetë pasion, e për dikë edhe profesion dhe punë nga e cila dhe sigurojnë jetesën. Duke qenë kështu, të qenit pjesë e estradës, e artistëve, ka edhe sakrificat.

Jam e fejuar, por vazhdoj të dua ish të dashurin

Para gjashtë vjetësh jam lidhur me një djalë nga Gjakova, të cilin e dashuroja me gjithë shpirt, duke qenë se ishte dhe lidhja ime e parë. U dashurova me të me shikim të parë. Unë historikisht nuk është se kam patur ndonjë mendim pozitiv për kosovarët, por njohja me të më bëri që të largoj çdo mendim të keq nga vetja. Jam takuar me të në ambientet e fakultetit, sepse që të dy studionim për të njëjtën degë.

Të famshëm nëpërmjet skandaleve

Ndarje, ribashkime, aksidente, grindje, rivalitet, afera, e cka jo tjetër po kemi mundësi që sot ta shohim nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat VIP-at po dinë t`i shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ish-ët e VIP-ave që u rehatuan me dashuri të reja

Pas një furie dashurie, vjen ndarja e papritur. Kështu ndodhi më shumë yje shqiptare, të cilat me romancat e tyre në fillim bën bujë, por pas pak kohësh, lidhja e tyre përfundoi.

“Motra binjake” të skenës shqiptare

Fytyrat e njohura të skenës dhe të ekrani shqiptarë  edhe pse tërheqëse dhe të bukura nuk u ngopën me ato të mira që posedonin. Shumë prej tyre edhe pse tërheqëse ju nënshtruan operacioneve të ndryshme kirurgjike, disa nga këngëtaret e modele shqiptare kanë bërë ndërhyrje në fytyrën e tyre e disa nga to kanë rritur gjoksin e vithet.

Nuk më zgjasin lidhjet, pse?

Pyetje: Jam nga Zvicra, 28 vjeçare. Kam pasur disa herë lidhje,  por kanë qenë të shkurtra. Nuk kam vendosur asnjëherë me kë dua ta lidh jetën time, shpesh jam e pavendosur për jetën time. Prindërit i kam shumë tolerantë, nuk më ndërhyjnë në jetën time, por vetvetiu sa njoftohem me dikë nuk më zgjat, sa në takim të parë dhe herën tjetër nuk kam dëshirë të kem më lidhje me të. Emri im është V.SH dhe dua ta di përse i kam këto probleme, a thua më kanë bërë ndonjë magji apo çfarë kam, pres përgjigje.

Përgjigje: E dashur V.SH më këto  të dhëna që m’i ke shkruar, nëna di të tregoj ty se ke një magji, magji që të është bërë moti. Kjo magji është e vendosur në shtratin e majtë të vendit tënd në të cilin flen ti. Magjia është bërë nga motra e nënës tënde pasi që ajo është shumë xheloze në jetën tënde. Ajo ka një vajzë moshatare e jotja dhe çdo herë e xhelozon. Edhe, pse ti e ke teze, motër të nënës tënde e të vjen keq, por kjo është e vërteta…

Ky është vendi ideal ku meshkujt duan të bëjnë seks…

Gjykuar sipas një hulumtimi të ri të bërë nga një brend i njohur i prezervativëve, 73% e meshkujve dëshiron të bëjë “ndyrësira” kur bëjnë dush. Edhe pse bërja dashuri në dysheme të kuzhinës tingëllon më seksi, më shumë se gjysma e të anketuarve kanë thënë që ai vend është shumë më pak seksi sesa nën dush.

Ëmbëlsirë me pekmez

Përgatitja: Përziejeni tharmin me qumësht të vakët dhe me sheqer dhe lëreni që të qëndrojë 10 minuta.

Përziejeni miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, vezën dhe tharmin dhe përziejeni brumin me pjesën tjetër të mbetur të qumështit të vakët. Brumin lëreni në të ngrohtë që të rritet, më pas gatuajeni dhe tëhollojeni. E preni brumin në forma katrore të madhësisë së dëshiruar, secilën pjesë mbusheni me pekmez, mbështilleni dhe shtypeni në skaje, në mënyrë që të mos rrjedhë pekmezi. Vendosni ëmbëlsirat njërën pranë tjetrës në tepsi të lyer me vaj dhe lërini që të vijnë në të ngrohtë edhe për 15 minuta. Piqni ato për 20 minuta në 180 gradë. Ëmbëlsirat e gatshme i pudrosni me sheqer në formë pluhuri dhe me kakao.

Për më shumë ju urojmë lexim të këndshëm në numrin më të ri të Kosovares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat