Chris Brown urdhërohet të qëndrojë larg nga ish- e dashura

Mediale Vip

Chris Brown urdhërohet të qëndrojë larg nga ish- e dashura

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 09:54
Chris Brown dhe ish-e dashura e tij Karrueche Tran

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar Chris Brown, të qëndrojë larg nga ish-e dashura e tij.

Ky vendim erdhi pasi u raportua se ylli botëror i muzikës R&B, Brown, u akuzua nga ajo, se ka përsëritur kërcënimet ndaj saj.

Fituesi i Grammy, ishte urdhëruar që të qëndronte larg nga ish-e dashura e tij Karrueche Tran dhe të mos përpiqej të kontaktonte me të.

Urdhëri po ashtu obligon Chris Brown, që të dorëzojë çdo armë që ai posedon dhe për këtë gjë ai ka afat deri në seancën e radhës që do të mbahet më 9 mars të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat