Elita Rudi shfaqet gjithnjë me të njëjtat xhinse, ‘kritikohet’ nga fansat

Mediale Vip

Elita Rudi shfaqet gjithnjë me të njëjtat xhinse, ‘kritikohet’ nga fansat

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:40
Elita Rudi shfaqet shpesh me të njejta xhinse

Moderatorja e njohur Elita Rudi është një ndër personazhet më të dashura për publikun.

Ajo gjendet çdo javë pranë fansave përmes emisionit të saj “Elite Zone”, teksa është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

E kur jemi tek rrjetet sociale, Elita preferon që të publikojë thuajse çdo ditë imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa bie gjithnjë në sy për stilin e saj të veshjes.

Por nëse vërejmë me vëmendje në fotografitë e saj, shohim që moderatorja ka një palë xhinse të preferuara, të cilat i ka veshur jo pak herë.

Image

Të qenurit VIP bën që shpesh të biesh në sy jo për të mirë kur përsërit garderobën, dhe kjo në fakt i ka ndodhur prezantueses Elita Rudi, e cila është ‘kritikuar’ paksa nga fansat për xhinset e njejta në shumë paraqitje.

Sido që të jetë, ajo duket bukur dhe fiziku i saj i shkëlqyer bën që çdo veshje në trupin e saj të dukut e bukur.

Kujtojmë që tash e një kohë, bukuroshja Rudi është në lidhje me reperin e njohur nga Peja, Gjikon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat