Gjiko kaloi natë të shfrenuar me Blerona Zeqirin, por zgjodhi Elita Rudin si të dashur

Mediale Vip

Gjiko kaloi natë të shfrenuar me Blerona Zeqirin, por zgjodhi Elita Rudin si të dashur

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 22:15
Elita Rudi dhe Gjiko

Të gjithë e kujtojnë fundjavën e dhjetorit, kur reperi nga Kosova, Asdren Gjikolli, që njihet me emrin e muzikës Gjiko, kaloi një natë të shfrenuar në club me prezantuesen e “RTV21”, Blerona Zeqiri. Pasi kaluan mbrëmjen bashkë, Gjiko e filmoi Bleronën tek prekte organin gjenital, dhe videon e ndau me ndjekësit në “Snapchat”.

Në atë periudhë ai kishte pak kohë që shoqërohej dhe me Elita Rudin, një tjetër moderatore seksi nga Kosova. Kjo situatë e tij mes dy moderatoreve krijoi pak kunfuzion te fansat, pasi ende nuk ishin të qartë nëse ai shoqërohej me Bleronën, Elitën, apo ndoshta me të dyja…

Image

Nuk vonoi shumë dhe fotografët e kapën reperin 25-vjeçar me Elitën, fillimisht në aeroport ndërsa udhëtonin drejt Stambollit, dhe më pas në dyqanin më të madh të lodrave në Prishtinë për shopping, fakt që dëshmonte se ai kishte zgjedhur për të dashur prezantuesen e “Elite Zonë”, Elitën. Nga ana e saj, Elita sapo kishte mbyllur një histori dashurie shumë të përfolur me futbollistin nga Shkodra, Bekim Balaj, ndarje që sipas mediave erdhi për shkak të distancës.

Por edhe pse fotot që qarkullojnë në internet e vërtetojnë tashmë lidhjen e çiftit Gjiko-Elita, i pyetur nga “Prive” rreth lidhjes, ai kërkoi të mos e trajtojë fare këtë temë. Gjiko ka lindur në Pejë dhe lëvron kryesisht muzikë hip-hop si kantautor. Ai është emër i njohur tashmë, për shkak të bashkëpunimeve të tij shumë të suksesshme që ka publikuar kohëve të fundit.

Image

Për faktin se gjatë adoleshencës ka ushtruar sportin e rrugës Parkour, ka marrë nofkën “Flyboy”. Muzika që bën është traditë në familjen e tij që prej vitit 1997. Pas disa këngëve, të cilat janë dëgjuar me interes nga audienca, Gjiko ka pasur dy duete me Dafina Zeqirin, atë me titull “IAM” dhe “MSD”, të cilat e vunë menjëherë në qendër të vëmendjes. Ndër këngët e tij të njohura veçojmë “Hajmali” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, “Mos m’a përzi”; “Si me def”, “Bari Terla”, “Hajt, hajt” etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat