Rita Ora ndau çmimin e artistit që shpërtheu në Britani, por gaboi në prezantim, ja si e mbuloi

Mediale Vip

Rita Ora ndau çmimin e artistit që shpërtheu në Britani, por gaboi në prezantim, ja si e mbuloi

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 07:53
Rita Ora duke prezantuar një çmim në "Brit Awards"

Rita Ora ka ndarë çmimin e artistit që ka shpërthyer këtë vit në Brit Awards.

Bukuroshja u ngjit në skenën e madhe të Brit Awards në O2 Arena me dukjen e saj glamuroze duke nxitur një eufori në publik.

Rita bëri shaka duke thënë se ajo duhet të nxitohet dhe të ngrihet në mëngjes në ora 06:00 për të shkuar në radio BBC për një intervsitë.

Dhe teksa ajo “nxitohej”, gaboi duke përzier fjalën “brake through” për shpërthim me fjalën “bake through” që ka kuptimin e “gatimit”.

Shpejt Rita reagoi duke bërë shaka me këtë dhe duke vazhduar me nomiminimet.

Këtë çmim e fitoi Rag n’Bonner dhe atë ia dha bukuroshja shqiptare krijuesit të hitit “Human”.

Rita mori edhe lëvdata edhe kritika për veshjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, por secila paraqitje e saj është më se e rëndësishme dhe na bën krenarë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat