Elita Rudi largohet nga televizioni

Mediale Vip

Elita Rudi largohet nga televizioni

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 21:38
Elita Rudi

Prezantuesja e njohur, Elita Rudi nuk do të jetë më pjesë e televizionit “Tribuna Chanel”.

Ka qenë vetë Rudi ajo e cila me anë të një statusi ka njoftuar ndjekësit e saj për largimin e saj nga ky Tv.

Ja shkrimi i plotë i Rudit: 

Te dashur miq, koleg , perkrahes-ndjekes  Pas periudhes nje-vjeqare puna ime si autore dhe moderatore e emisionit "Elite Zone" po perfundon kete te shtune ne TV Tribuna Channel,  Po largohem me emocione te perziera, sepse per nje vit sa zgjati projekti, kam fituar shume miq te mire. Jeta ime ishte e pasuruar ne mase te madhe nga miresia dhe inkurajimi, qe shume nga ju treguat per mua. Gjithmone, do te jem mirenjohese per shume miq qe kam bere dhe per kujtimet e mrekullueshme qe po i marre me vete. Ishte kenaqesi te punoja me ju. Ju uroj gjithe te mirat. Ne do te vazhdojme rrugetimin me sfide te re. Shihemi ne prill, me projektin e ri ne nje dimenzion tjeter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat