Gold Ag me veshje kombëtare në klipin e ri

Mediale Vip

Gold Ag me veshje kombëtare në klipin e ri

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 20:39
Reperi i njohur Gold Ag

Reperi i njohur Gold Ag  të mërkurën do të publikojë projektin e tij më të ri, këngën dhe klipin “Në Dukagjin”.

Kësaj radhe ai vjen në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Hysni Klinaku, gjersa kënga do të jetë me motive patriotike.

Gold Ag dhe Hysni Klinaku sjellin së shpejti bashkëpunimin e ri “Në Dukagjin”. Foto nga xhirimet e klipit.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet ek lipit, të cilat janë kryer në disa lokacione në rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në fshatin Gllogjan.

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilave ka zbuluar disa prej skenave, ku do të shfaqet me veshje kombëtare.

Reperi shihet të ketë veshur pantallonat tradicionale të meshkujve tirqit, ndërsa nuk ka munguar as shalli i bardhë rreth plisit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat