James Arthur flet për herë të parë pas incidentit me Chris Rebell

Mediale Vip

James Arthur flet për herë të parë pas incidentit me Chris Rebell

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 21:11
Gemma Ivenson dhe Chris Rebell

James Arthur dhe Chris Rebell kishin një mosmarrëveshje në një klub nate.

Ishte Chris Revell ai që e goditi këngëtarin në kokë për arsye xhelozie për të dashurën e tij, Gemma Ivenson, shkruan “TheSun”. James nuk ka pasur lidhje me Gemma, por vetëm kaluan një natë së bashku mbas ndarjes së saj me Chris.

Kur Chris dhe Gemma u kthyen së bashku, ai lexoi mesazhet duke flirtuar me këngëtarin, gjë që solli këtë incident.

“Ishte një përvojë e hidhur. Jam i lumtur që ai ishte pas meje. Gjëja e vetme që më shqetëson rreth kësaj shenje në kokë është arsyeja për të patur trauma në kokë. Nëse luaj futboll, kam frikë të gjuaj topin me kokë. Kam frikë edhe të tund kokën në skenë kur performoj”  ka thënë këngëtari për “TheSun”.

Jame nuk e quan fajtore Gemma për këtë, dhe Chris është dënuar me 5 vjet e gjysmë burg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat