Flet Barbana Dini për herë të parë, pas humbjes së Ergit

Mediale Vip

Flet Barbana Dini për herë të parë, pas humbjes së Ergit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 23:02
Barbara dhe Ergi Dini

Në muajin nëntor, këngëtari Ergi Dini është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti me motorr.

Vetëm pak kohë pas humbjes tragjike të Ergit, familja e tij ka nisur kauzën “Ergi Dini kundër aksidenteve”, nëpërmjet të cilës kërkojnë të sensibilizojnë dhe të mbrojnë njerëzit nga aksidentet rrugore.

Përsa i përket kësaj kauze motra e Ergit, Barbana Dini, do të rrëfehet në emisionin “Thumb” me gazetaret Aulona dhe Fatma.

Theksojmë se kjo është dalja e parë publike për Barbanën pas tragjedisë, shkruan Blitz.al

Këngëtarja do të tregojë momentet e aksidentit dhe se si e ka marrë vesh ajo këtë lajm të hidhur. Por jo vetëm kaq, Barbana do të punojë për publikimin e këngëve të lëna përgjysëm nga Ergi. Përveç kësaj, ka për të thënë shumë detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat