Ermal Meta bën atë që të gjithë shqiptarët prisnin

Mediale Vip

Ermal Meta bën atë që të gjithë shqiptarët prisnin

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 23:31
Ermal Meta

Ermal Meta, vazhdon të jetë aktiv pas Sanremos-s, duke prezantuar në Itali abumin e tij me titull “Vietato morire”. Sot ai do të jetë i ftuar, siç shkruan Kledi Kadiu, në programin Amici të Mediaset të Maria de Filipit, prezantueses së Sanremos së fundit ku Ermali u rendit i treti dhe mori Çmimin e Kritikës.

Gjatë këtij festivali, veç këngës së fuqishme të frymëzuar nga jeta e tij, Ermal Meta interpretoi edhe cover-in “Amara Terra mia” të Domenico Modugno-s, me të cilën u shpall fitues mbrëmjen kushtuar këngëve cover. Në vargjet e saj përshkruhet largimi nga toka jote, një tokë e dashur dhe e hidhur dhe e gjitha përshkohet nga melankolia e kësaj shkëputjeje nga rrënjët.

Ermal Meta nuk e tha që këngën e kishte zgjedhur sepse ai vetë e kishte provuar këtë ndjesi. Një këngë mund të interpretohet në shumë mënyra dhe të përshtatet në shumë situata, si ato që ai përmendi gjatë intervistave ato ditë, por, megjithatë, jo gjithçka ka nevojë të thuhet. Disa gjëra thjesht janë.

Gjithsesi, për ndjenjat dhe kujtimet që kjo këngë i ngjall specifikisht një emigranti shqiptari, do të fliste, ato ditë, shqiptari tjetër i njohur në Itali, balerini Kledi Kadiu. Ai e cilësoi fitoren e Ermal Metës në një intervistë, si fitoren e të gjithë “ne emigrantëve”.

Rruga e Kledi Kadiut është e ngjashme, duke qenë që dhe ai është larguar si emigrant drejt Italisë, edhe pse në moshë më të rritur sesa Ermali.

Dje ata janë takuar, duke qenë që, sot në orën 14.00, në Canale 5 Ermal Meta do të jetë i ftuar te Amici, ku Kledi Kadiu është pjesë e stafit prej vitesh dhe ndoshta me nismën e tij, artistët kanë bërë foto duke mbajtur duart në shenjën e shqiponjës, me të cilën Kledi anonçon pjesëmarrjen e Ermalit te programi i Canale 5, si i ftuar. E ka shpërndarë edhe Ermali, ai që mendohet që flet më pak për Shqipërinë, duke shkruar thjesht, me shkronja të mëdha dhe ortografikisht saktë, te fotoja e vetes dhe Kledit: Shqiptarë. Nuk ka nevojë gjithmonë për shumë fjalë!

Komentet pastaj janë një mrekulli më vete “…Po në Shqipëri të gjithë burrat kështu janë? Të zotë, të bukur, simpatikë, të thjeshtë etj...”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat