Oprah: Nuk pendohem që nuk kam fëmijë, nuk do të isha nënë e mirë

Mediale Vip

Oprah: Nuk pendohem që nuk kam fëmijë, nuk do të isha nënë e mirë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 00:50
Oprah Winfrey

Moderatorja, aktorja, producentja dhe filantropja, Oprah Winfrey, ka thënë se nuk është penduar që nuk ka lindur fëmijë, sepse nuk ka durim për ta.

Oprah dhe partneri i saj, Stedman Graham, janë në lidhje qe 30 vjet, mirëpo asnjëherë nuk janë martuar e as nuk janë bërë me fëmijë.

Në vitin 2007, prezantuesja e famshme në Afrikën e Jugut hapi akademinë ‘Oprah Winfrey Leadership Academy’ për 172 vajza, prandaj ka thënë se pikërisht për këtë ndihet sikur të jetë nënë e të gjitha atyre vajzave.

“E kam bërë për t’u ndihmuar, ndërsa ato sollën dritë në jetën time. Kur njerëzit filluan të bënin opresion që të martohesha dhe të bëja fëmijë, e dija se anjëherë nuk do të pendohesha që nuk i kam, sepse ndjehem sikur jam nëna e të gjithë fëmijëve në botë”.

“Dashuria nuk njeh kufij. Nuk është e rëndësishme që nuk keni lindur fëmijë apo e keni gjetur kur i ka pasur 2, 10 apo 20 vjet. Me rëndësi është që dashuria të jetë e vërtetë dhe e pastër”.

“Për mua, kjo është e përsosur, sepse nuk kam dashur fëmijë. Nuk do të isha nënë e mirë, nuk kam durim”, ka thënë Oprah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat