Yjet përgatiten për Oscars 2017

Mediale Vip

Yjet përgatiten për Oscars 2017

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 10:20
Dwayne Johnson

Yjet më të njohur botëror, një ditë më parë kanë qenë pjesë e provave në Teatrin Dolby në Los Angles, për të përgatitur për ceremoninë e 89-të të Academy Awards.

Pjesë e provave ishin ndër emrat më të njohur duke përfshirë këtu Jennifer Aniston e cila ishte në podium duke përgatitur një fjalim, John Legend i cili po këputej duke luajtur piano për një performancë muzikore të jashtëzakonshme si dhe Dwayne Johnson i njohur me ‘’The Rock’’ i cili publikoi një fotografi në Instagram teksa ndante emocionet e tij gjatë përgatitjeve, për OSCARS 2017.

Të famshmit këtë ceremoni për të cilën dhe punuan shumë, e shohin si ‘’Nata më e madhe e vitit’’.

Për më shumë ja fotografitë:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat