Nuancat roze te sportit

Mediale Vip

Nuancat roze te sportit

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 11:51
Kate Bock

Kate Bock nxjerr në pah anën e saj romantike. Modelja amerikane zhvendoset përkohësisht në Zvicër për të realizuar një album në llogari të revistës “Sports Ilustrated”. Linja perfekte në një trup perfekt, Kate është e apasionuar pas sportit sepse preferon të aplikojë edhe personalisht ushtrimet në palestër por edhe vrapin në natyrë.

Samantha Hoopes eksperimenton në Curacao. Modelja bionde zgjedh bregdetin e Ishujve Bahamas për të realizuar setin fotografik të radhës për “Sports Ilustrated”. Hoopes është një nga modelet më të kërkuara të momentit dhe kjo e ka një arsye që nuk kërkon shpjegim.

Quhet Claudia Alende dhe është femra e momentit në Brazil. Përveç dashurisë për Seleçaon, ajo është bërë e njohur edhe për ngjashmërinë e madhe me aktoren Megan Fox. Bukuroshja brune mbetet një fanatike e futbollit dhe ndjekëse e rregullt e ndeshjeve në kampionatin brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat