Cheryl zhvendoset tek Liam për të pritur fëmijën e tyre të parë

Mediale Vip

Cheryl zhvendoset tek Liam për të pritur fëmijën e tyre të parë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 16:02
Liam Payne dhe Cheryl

Shtatzëna Cheryl ka kaluar zyrtarisht të jetojë tek rezidenca multi-milionëshe e të dashurit të saj Liam Payne.

Nëna dhe vëllai i saj janë parë tek vendosnin gjërat e Cheryl në veturë, për të lëvizur në Britani, shkruan Dailymail.

Shtëpia në të cilën do të jetojë Cheryl dhe Liam është super-luksoze dhe me një siguri të lartë, kanë thënë burimet e Dailymail.

33-vjeçarja Cheryl, kohën e fundit ishte angazhuar me një kontratë reklamimi nga kompania e njohur L’Oreal Paris.

Çifti u takuan së pari në vitin 2008, kur Liam ishte në garën e X Factor, ndërsa Cheryl pjesë e jurisë, atëherë ai ishte vetëm 14-vjeçar derisa më 2010 filloi të këndonte si solo artist.

Tashmë çifti simpatik po presin fëmijën e tyre të parë dhe për këtë arsye kanë vendosur të jetojnë afër njëri-tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat